Vendosni fjalën kyçe....

Mediu: Zgjedhjet janë shndërruar në mekanizëm manipulimi për të kontrolluar pushtetin dhe lirinë e qytetarëve


Edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar në lidhje me rezultatin zgjedhor të 14 majit, mbajtur ditën e djeshme.

Mediu nëpërmjet një deklarate shprehet se Shqipëria është i vetmi vënd anëtar i NATOs që nuk bën zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke i shndërruar ato në një mekanizëm manipulimi për të kontrolluar, pushtetin, ekonominë, pronën dhe lirinë e qytetarëve.

Mediu përmend raporet e OSBE/ODIHR, të cilat kanë njehsuar intimidimin e votuesve dhe blerjen e votës.

Mediu vijon se ky moment është i vështirë për demokracinë në këto 33 vjet pluralizëm dhe tragjike për opozitën politike dhe popullin opozitar

 

Deklarata:

Shqipëria është i vetmi vënd anëtar i NATOs që nuk bën zgjedhje të lira dhe të ndershme, ato janë shëndruar në një mekanizëm manipulimi për të kontrolluar, pushtetin, ekonominë, pronën dhe lirinë e qytetarëve.

Prej kohësh OSBE/ODHIR në raportet e tyre kanë nënvizuar, njëhsimin e shtetit me partinë në pushtet, intimidimin e votuesve, blerja e votës dhe përdorimi në kundërshtim me ligjin i patronazhistëve(aktivistëve), apo dhe përdorimi i ndryshimeve ligjore për të përcarë opozitën   dhe përdorimin e strukturave të administrimt të zgjedhjeve në interes të Partisë socialiste.

Thënë të gjitha këto ky  është momenti më i vështirë për demokracinë në këto 33 vjet pluralizëm dhe padyshim tragjike për opozitën politike dhe popullin opozitar.

Në vlerësim të qyetetarëve Ne duhet të vazhdojmë angazhimin deri në numërimin e votës së fundit për kryeatr bashkie apo këshilltarë.

Opozita e djathtë duhet të evidentojë dhe denoncojë cdo fakt të manipulimit të zgjedgjrvr, por më e rëndësishme është të reflektojë në cdo nivel drejtimi dhe përfaqësimi, me  një qëndrim të qartë për problemet e saj të brpndëshme,  sjelljen e saj dhe vendimarrjen e saj politike, mbi të gjitha qasjen e saj me votuesit shqiptarë dhe detyrat e saj për të ofruar alternativën e duhur, mundësimin e bashkimit të opozitës dhe shqiptarëvr kudo që janë, garantimi e votimit dhe konkurimit të diasporës si dhe garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme