Vendosni fjalën kyçe....

Numërimi për Tiranën/ Belind Këlliçi pëson disfatë në Astir dhe lagjen ‘5 Maji’, Veliaj thellon rezultatin


 

 

Kandidati i Berishës dhe i Metës, Belind Këlliçi ka pësuar një disfatë edhe në zonën e Astirit dhe lagjen “5 Maji”. Nëse shohim të dhënat e KQZ, vihet re se kryebashkiaku Erion Veliaj ka arritur një fitore të thellë edhe tek dy zonat ku Foltorja kishte shpresa të mëdha, si Astirin dhe “5 Majin”.

Për më tepër, deri dy muaj më parë, Belind Këlliçi ka qenë edhe deputet i zonës së Astirit.

Të dyja këto zona Belind Këlliçi i përdori si “kalë beteje” kundër Veliajt duke bllokuar projektet e Bashkisë. Por mesa duket, Astiri ka zgjedhur shkollat më shumë se përçarjen, dhe 5 Maji ka zgjedhur shtëpitë më shumë se përdorimin politik.

Deri tani janë numërar 80.84% të kutive të votimit, ku kryeson Erion Veliaj me 125.333 vota, ndjekur nga Këlliçi me 80.014 vota. Ndërkohë kandidati Arlind Qori ka 10.966 kundrejt 9839 votave të Roland Bejkos.