Vendosni fjalën kyçe....

Numërohen 658 nga 941 kuti në Tiranë/ Veliaj vijon thellimin e rezultatit, Qori ruan avantazhin ndaj Bejkos


Pas numërimit të 658 kutive nga 941 që ka Tirana, kryebashkiaku aktual Erion Veliaj vijon të thellojë diferencën me kandidatët e tjerë. Erion Veliaj vijon të thellojë rezultatin e fitores në Tiranë ndërsa nga të dhënat e fundit ai ka 40 mijë vota më shumë se Këlliçi.

Veliaj deri në këto momente ka 109193 vota, ndërsa kundërshtari i tij Belind Këlliçi i BF ka 69481 vota.

Në vend të tretë deri në këto momente është Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë i cili vazhdon të ruajë avantazhin ndaj , vendit të katërt ku ndodhet Roland Bejko i PD-së.