Vendosni fjalën kyçe....

Qarku Fier/ PS kryeson në 6 bashkitë


Në Fieri kryebashkiaku socialist Subashi kryeson me 69.7% të votave. Kur janë numëruar 116 kuti nga 224 qendra votimi, kandidati i koalicionit Baashkë Fitojmë Evdar Kodheli merr 19.2% të votave kurse Eriselda Çelaj e PD-së ka 11.1%.

Në Lushnjë janë numëruar 128 nga 156 kuti me kryebashkiaken socialiste Eriselda Sefa që ka 62.9% të votave ndërsa kandidati i BF Eduard Sharka ka 37.1%. Në Roskovec janë numëruar 31 nga 39 kuti me kryebashkiaken Majlinda Bufi që ka 53.2% të votave kundrejt 46.8% të votave të BF Erdit Hazizaj.

Në Mallakastër janë numëruar kryeson kryebashkiaku socialist Qerim Ismailaj ka 51% të votave ndaj 42.7% të Agron Kapllanajt të PD-së ndërsa kandidati i BF Resmi Shenaj ka 6.3%.

Në Divjakë kryeson kandidati i PS-së Josif Gorrea ka 55.2% të votave ndërsa Aurel Malko i BF ka 44.8% me 24 nga 67 kuti të numëruara.

Në Patos janë numëruar 37 nga 48 kuti me kandidatin e PS-së Fation Duro që ka 69.4% kundrejt kandidates së BF-së Sofije Alushaj që ka 24.1% të votave ndërsa ajo e PD-së Pranvera Rizaj ka 6.5%.