Vendosni fjalën kyçe....

Qarku Lezhë/ PS kryeson në Lezhë e Kurbin, koalicioni Bashkë Fitojmë në Mirditë


Në Lezhë janë numëruar 81 nga 126 kuti me kryebashkiakun socialist Pjerin Ndreu që kryeson me 53.9% të votave kundrejt 46.1% të kandidatit të BF Pashk Gjoni.

Në Mirditë janë numëruar 37 nga 48 kuti me kandidatin e koalicionit BF Albert Melyshi që kryeson ndaj kandidatit socialist Ndrec Dedaj me 54.6% të votave ndaj 45.4%.

Në Kurbin janë numëruar 17 nga 74 kuti ku kandidatja socialiste, kryebashkiakja aktuale, Maljinda Cara ka 55.25% të votave përkundrejt 47.75% të kandidatit të opozitës Behar Haxhiu.