Vendosni fjalën kyçe....

Qarku Shkodër/ Në Pukë fiton kandidati i Bashkë Fitojmë, kryeson Benet Beci në Shkodër


Në qarkun Shkodër ka përfunduar numërimi për bashkinë Pukë ku fitues është shpallur kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Rrok Dodaj. Ai ka marrë 58.13% të votave ndërsa kandidati i PS-së Gjon Gjonaj ka marrë 39.53% të votave.

Në bashkinë Shkodër janë numëruar 88 nga 247 kuti gjithsej. Deri tani kandidati i PS-së Benet Beci ka marrë 60.47% të votave ndërsa Bardh Spahia i koalicionit Bashkë Fitojmë ka 39.53% të votave.

Në bashkinë Fushë Arrëz janë numëruar 13 nga 16 kuti dhe kandidati i Bashkë Fitojmë Hilë Curri ka 60.37% të votave kundrejt 39.63% të votave të socialistit Fran Tuçi.

Në Malësi të Madhe janë numëruar 4 kuti nga 72 gjithsej, e socialisti Tonin Marinaj ka 63% të votave krahasuar me 37% të Musa Ramajt të koalicionit Bashkë Fitojmë.