Vendosni fjalën kyçe....

Qarku Vlorë/ PS fiton Delvinën, ngushtë gara në Himarë, mazhoranca kryeson në 4 bashki  


Në Vlorë kryeson kandidati socialist Ermal Dredha kur janë numëruar 159 nga 226 kuti. Ai ka 70.9% të votave kundrejt 29.1% të votave.

Në Himarë kryeson kandidati i BF Fredi Beleri me 50.7% të votave, që ndodhet në burg kundër Jorgo Goros që ka 49.3% të votave.

Megjithatë gara është e ngushtë pasi deri tani janë numëruar 22 nga 36 kuti. Në Selenicë kandidati socialist Nertil Bellaj kryeson me 57.4% të votave ndak Leonard Rakipajt që ka 42.6% të votave.

Në Sarandë janë në garë 4 kandidatë . Kur janë numëruar 24 nga 52 kuti, kryeson Oltion Çaçi i PS me 49.51%. I dyti është Ardit Çikuli i BF me 35.09%. Ndërsa kandidatët e tjerë janë respektivisht i pavaruri Gjergji Mërkuri me  11.47% dhe kandidati i PD me 3.93%.

Në Finiq janë numëruar 32 nga 50 kuti dhe kjo është e vetmja bashki ku deri më tani kryeson një kandidat i një force tjetër politike përveç PS dhe BF.

Romeo Çakuli i partisë minoritare MEGA me 41.18% është i pari, i ndjekur nga kandidati i BF Leonidha Hristo me 29,48%. Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike Leonidha Papa merr 29.355% të votave. 

Në Bashkinë Delvinë janë numëruar 21 nga 22 kuti dhe kandidati i mazhorancës Besmir Veli është zyrtarisht fitues me 62.61%, përballë kandidatit të BF Ilir Mehmeti me 37.39%.

Në Konispol kryeson kandidati i PS Erges Dule me 52.70%, i cili mund kështu kandidatin e Bashkë Fitojmë Fatmir Shero me 47.30%.