Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarja Elona Meço analizon shifrat: Kë prek refuzimi i 250 mijë votuesve


Gazetarja Elona Meço i ka cilë[suar të heshtura zgjedhjet e mbajtura në 14 maj.

Meço shkruan se shqiptarët në këto zgjedhje heshtën duke mos shkuar të votojnë.

Duke krahasuar numrat e zgjedhjeve të fundit në prill të 2021 ajo shkruan se në zgjedhje morën pjesë 1.66 milionë votues, ndërsa në zgjedhjet e së dielës numri i votuesve është 1.36 milionë.

Meço thotë se 250 mijë votues më pak për 2 vjet është katastrofë politike, duke i quajtur këta votues se kanë folur në heshtje.

 

Statusi:

Refuzimi i heshtur

Ka qenë dikur në Shqipëri një president që, kur donte të jepte mesazhin se nuk ishte dakord me një ligj të qeverisë, por nuk kishte ç’t’i bënte, linte të kalonte afati 21 ditor i shqyrtimit nga Presidenti dhe ligji quhej i miratuar. Kur e pyesnin presidentin në fjalë  për këtë qendrim, ai thoshte se fliste me heshtjen e tij. Dhe ai ka folur jo pak herë me heshtje. Kështu bënë edhe shumë shqiptarë në këto zgjedhje. Heshtën duke mos shkuar të votojnë.

Tani të shohim numrat që flasin për heshtjen. Numrat nuk janë si fryma. Ata nuk gënjejnë. Në zgjedhjet e fundit, prill 2021, në zgjedhje morën pjesë 1.66 milionë votues, ndërsa në zgjedhjet e së dielës numri i votuesve (deri tani) është 1.36 milionë. Problemi i kësaj të dhëne zyrtare është se mungojnë edhe 100 QV. Nuk e kuptoj pse KQZ nuk e përditëson pjesëmarrjen finale, por kjo është një çështje tjetër.

Pra diferenca me zgjedhjet e kaluara, pa 100 kutitë, është 300 mijë votues. Kur të llogariten me saktësi edhe ato, besoj se kjo shifër do të luhatet në finale, sipas llogaritjeve të mia bujare, tek 250 mijë votues më pak se në 2021. Për ta çuar më tej analizën e numrave. 1/3 e këtyre zgjedhësve që nuk kanë shkuar të votojnë i përkasin bashkisë Tiranë. Janë 77 mijë votues më pak se në 2021, megjithëse numri në listën e zgjedhësve këtë herë ishte 20 mijë votues më shumë.

Në gjykimin tim, 250 mijë votues më pak për 2 vjet është një katastrofë politike. Do të ketë shumë nga ata që do të thonë se këta kanë emigruar, por Tirana e rrëzon këtë teori. Një pjesë e vogël mund të jenë larguar. Të tjerët kanë folur me heshtje. Ndryshe nga historia e presidentit, heshtja e gati 1/6-ës së votuesve aktivë shqiptarë është refuzim. Sigurisht jo për qeverinë. Asaj i mjaftojnë kaq sa ka.

 

Mund të jetë një imazh i plan, planimetri e katit dhe teksti