Vendosni fjalën kyçe....

Gerta Loku siguron një vend në Këshillin Bashkiak të Mirditës me Nismën Thurje


Rigerta Loku e diplomuar në La Sapienza por e kthyer në Shqipëri ku ka hapur fermën e saj pasi nuk ia doli të siguronte një mandat deputeti duke garuan me Nismën Thurje tashmë ajo do përfaqësojë votuesit dhe qytetarët që e mbështetën në Bashkinë Mirditë.

Loku garonte në Mirditë me Nismën Thurje dhe ka siguruar një vend në parlamentin vendor.

Nëpërmjet një positimi ajo ka falënderuar të gjithë që e mbështetën.

Përulësisht faleminderit!

Ja dolëm! Kemi të gjithë bashkë një mandat në këshillin bashkiak Mirditë.

Nuk është I imi mandati, është juaji. Është një borxh që më duhet tua kthej me interes.

Faleminderit të gjithë atyre që u bënë pjesë e kësaj beteje. Kuj të mumdem do ja them personalisht.

Por më lejoni, të falenderoj më të mirin nga të gjatë, Daisler Pepa.

Dais, je krenari e dashuri e madhe për të gjithë ne!

Betejat vijojnë….”-shkruan Loku.