Ka nisur numërimi për Këshillat Bashkiakë në disa nga Bashkitë e qarkut Gjirokastër.
Në Gjirokastër janë numëruar 23 nga 67 kuti votimi. Nga 31 këshilltarë gjithsej PS kryeson me 23 mandate me 59.23% të votave, e ndjekur nga BF që merr 4 mandate me 11.82% të votave. PD merr 2 mandate me 6.18% të votave ndërsa PSD dhe Partia e Gjelbër marrin nga 1 mandat.
Në Memaliaj, nga 15 këshilltarë, Partia Socialiste ka fituar 35.69% duke siguruar 7 mandate, ndërsa është pasuar nga BF me 16.72% duke marrë 3 mandate. PD ka siguruar 2 mandate me 10.30% të votave. Nga 1 mandat kanë marrë edhe PSD, PAA, PDS.
Numërimi ka përfunduar në Bashkinë Dropull. Edhe këtu Partia Socialiste ka korrur fitore me 64.36 % duke siguruar 15 mandate. “BF” ka fituar 13.60 % duke siguruar vetëm 3 mandate. MEGA merr 2 mandate ose 8.84% dhe 1 mandat e merr PDS ose 4.59%.
Në Përmet gjithashtu qytetarët i kanë besuar socialistëve. Nga 15 këshilltarë, shumicën dërrmuese e merr PS, pra 8 mandate ose 37.35%. BF që pretendonte se do linte pas PD nuk ka marrë më shumë se 1 mandat ose 8.20%. Edhe PD mori 1 mandat. PSD e Tom Doshit që është parti faktor në thuajse të gjithë veriun, ka marrë 2 mandate ose 8.98%. Nga 1 mandat kanë marrë edhe PLL, ABDE dhe ADK.
Në Këlcyrë ka përfunduar numërimi. Qytetarët i kanë besuar PS-së për Këshillat Bashkiakë në Këlcyrë 14 % duke u siguruar 3 mandate. Nga ana tjetër BF ka mundur të marrë vetëm 5.41 % dhe 1 mandat. Nga 1 mandat kanë marrë edhe PAA, PR, Aleanca Liberale e Djthtë, PSD, PD, LZHK, PDIU, AD, LRE, ADK dhe Ardhmërija Shqiptare.
Tepelena gjithashtu ka qenë besnike me PS edhe në Këshillat Bashkiakë ku aktualisht janë numëruar 16 nga 22 kuti në total. PS ka fituar thellë me 64.94 % dhe 11 mandate ndërsa BF me 8.75 % me vetëm 1 mandat. Nga 1 mandat kanë siguruar edhe PR, PSD e PD.
Ndërsa në Libohovë rezultati është i qartë. PS ka fituar 47.23 % të votave ndërsa BF me 26.85 % duke siguruar 5 mandate. PD merr 2 mandate me 11.09% të votave.