Në bashkinë e Kukësit ende nuk ka nisur numërimi për këshilltarët bashkiakë.
Në Tropojë, PS e BF kanë numër të barabartë vendesh në këshill deri tani me nga 4, kur janë numëruar 23 nga 38 qendra votimi.
Bindja Demokratike e Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet kanë fituar nga 2 vende, ndërsa Aleanca Demokratike, Lëvizja Punëtore shqiptare, Partia Unitetit Kombëtar, LZHK, Partia Socialdemokrate, PAA, PR, Lëvizja e Legalitetit, Demokracia Sociale kanë siguruar nga 1 vend.
PD nuk ka arritur ende të sigurojë një mandat në këshill.
Në Has kur janë numëruar 19 nga 28 qendra votimi, PS ka 4 vende, BF ka 3 vende. PAA, PSD, LZHK e Partia e Gjelbër nga 2 vende, ndërsa PD, PR, PDIU, Aleanca Arbnore, Balli Kombëtar e Partia Konservatore kanë nga një vend.