Vendosni fjalën kyçe....

Korri fitore të thellë në zgjedhje, Veliaj: Mezi pres të justifikoj besimin që më dhanë qytetarët


Kryetari bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, pasi korri një fitore të thellë më afërsisht 60 mijë vota para kundërshtarëve të tij, thotë se mezi po pret që të justifikojë besimin e jashtëzakonshëm që i kanë dhënë qytetarët.

 Në një intervistë për Report Tv, Veliaj tha se PS ka konsoliduar një masë mbështetëse për të çuar para projektet e saj.

Veliaj i ka thumbuar aletatët Meta-Berisha duke thënë se shumica e demokratëve nuk pranuan që të ishin dasmorë në dasmën e Ilir Metës dhe Sali Berishës.

E pranojnë me shumë përgjegjësi dhe mezi pres që të justifikoj këtë besim të jashtëzakonshëm. Së pari zgjedhjet treguan se njerëzit janë më shumë të interesuar për punët konkrete sesa për llafet.Një tjetër mesazh na vjen nga demokratët, kjo do të thotë se PS ka konsoliduar një masë mbështetëse për të konsoliduar projektet e veta. Nuk ishin gati të merrnin armë e të merrnin pushte dhe nuk ishin gati që hallin e Saliut ‘non grata’ .Shumica e demokratëve nuk pranuan që të ishin dasmorë në dasmën e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Dhimbja e plagës së fitores sonë dhe të humbjes së tyre nuk është asgjë para se të jetë fitorja e Ilir Metës në këshillat bashkiakë. Një pjesë e demokratëve do të fillojnë në kuptojnë tani që PD ka përfunduar sot me 2-3 këshilltar pasi pjesa tjetër është e Ilir Metës. Sali Berisha arritur që me sukses, atë që është tumori i politikës shqiptare ta fusë në trupin e PD-së. Berisha arriti me sukses që të përçajë në PD-në’- tha Veliaj.

Veliaj tha se qytetarët në këto zona folën qartë që duan të vijojë puna dhe të mos bllokohen investimet. Ai u shpreh se punët janë aty dhe vlerësohen.

Unë mezi pres që me Belindin, Arlindin, Roland dhe të tjerët dhe me të gjitha partitë duhet të fillojmë një kapitull të ri. Këshilli Bashkiak i ka numrat për të vendosur dhe për të përkrahur vizionin tonë. Ne nuk kemi nevojë për kremi dëshirë të bashkëpunojmë. Të fillojmë kapitullin që për qytetet të bëhet lufta e madhe politike.

Kemi fituar në Astir si kurrë më parë sepse njerëzit e kuptojnë që investimet janë aty dhe zona duhet të ecë përpara. Ajo si lagje duhet të quhet ‘Rilindja’ dhe jo emër i një kompanie bojërash të dështuara. Njerëzit e kuptojnë se kush po punon dhe kush po gënjen për efekt të studiove televizive”, tha Veliaj.