Vendosni fjalën kyçe....

“Shqipëria mikpret botën”, nisin nga sot Javët Kulturore me Bashkimin Evropian, 20 shtete pjesëmarrëse


Nën moton “Shqipëria mikpret botën”, nis nga sot edicioni i dytë i Javëve Kulturore Ndërkombëtare. Nga 20 shtete dhe organizma ndërkombëtarë pjesëmarrës, ku bashkohen për herë të parë këtë vit Holanda, Mali i Zi dhe Azerbajxhani, së pari e merr fjalën Bashkimi Evropian, me inaugurimin e Mozaikut të restauruar të Muzeut Historik Kombëtar “Shqipëria”.

Disa nga ngjarjet më me peshë të Javëve në vijim shënohen nga emra të njohur të skenës ndërkombëtare.

E shumëpritur është pjesëmarrja e këngëtarit grek Nikos Vertis, apo koncerti përkujtimor i 70-vjetorit të Sanremos dhe i mjeshtrit të muzikës Ennio Morricone.

Do të mbahen gjithashtu ekspozita, do të realizohen murale, performanca të larmishme që do të përfshijnë edhe etnografinë e vendeve të ndryshme por edhe aktivitete kulinarie.

Gjatë Javëve kulturore që mbyllen në nëntor me Kosovën e Shqiptarinë, do të krijohen gjithashtu mundësi për panaire pune, bashkëpunime me artistë të rinj e studentë,

Holanda vjen për herë të parë këtë vit me një qasje të veçantë, duke u fokusuar në objektivin e negociatave me Bashkimin Evropian.

 Edhe këtë vit kostoja e mbajtjes së Javëve Kulturore është përafërsisht 1 milion euro.