Vendosni fjalën kyçe....

Surpriza, koalicioni Bashkë Fitojmë fitoi 7 bashki, por humb këshillat bashkiakë


Në Memaliaj, ku fitues u shpall koalicionit Bashkë Fitojmë me kandidatin Albert Malaj, Partia Socialiste kontrollin Këshillin Bashkiak duke qenë se ka 7 vende, ndërsa BF ka deri tani 3 vende kur janë numëruar 25 nga 27 kuti. PD ka 2 vende, ndërsa PDS, PSD e PAASH kanë nga 1 mandat.

Në Has, ku fitues u shpall kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Miftar Dauti, PS ka marrë më shumë vende në këshillin bashkiak se BF. Kur janë numëruar 27 nga 28 kuti, PS ka marrë 4 vende në Këshillin Bashkiak, krahasuar me 3 vende të marra nga koalicioni Bashkë Fitojmë. Kontrolli i Këshillit Bashkiak të bashkisë do varet nga aleancat paszgjedhore duke qenë se në përbërje janë shumë parti. PSD, LZHK, PAASH kanë marrë nga 2 vende kurse PGJ, PKKA, PR, PLL, AAK, PBK, PD e PDIU kanë marrë nga një vend.

Në Fushë Arrës, ku fitues u shpall kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Hilë Curri, koalicioni ka marrë vetëm 1 vend në këshillin bashkiak, ndërsa PSD-ja e PAASH-ja kanë marrë nga 3 vota në këshill. PS ka 2 vende, PDK 2, ndërsa PDIU, PD, ALD e FRD kanë marrë nga 1 vend.

Në Pukë koalicioni Bashkë Fitojmë arriti të fitojë bashkinë me kandidatin Rrok Dodaj, ndërsa ka përfunduar numërimi për këshillin bashkiak e më shumë vende në këshill ka PSD-ja që merr 4 të tilla, ndërsa PS ka marrë 2 vende bashkë me AAK-në. Ndërsa Bashkë Fitojmë ka vetëm një 1 vend. Po nga 1 vend kanë fituar FRD, PAD, PDS, PD, FM  e PBK.

Në Mirditë janë numëruar 27 nga 48 kuti për këshillat bashkiakë. Ndërsa koalicioni Bashkë Fitojmë ka marrë bashkinë me kandidatin Albert Mëlyshi, në këshillin bashkiak deri tani më shumë vende kanë marrë PSD e PD me nga 4 të tillë. Bashkë Fitojmë, PD e LZHK kanë nga 2 vende, ndërsa ALD, AAK, PDIU, PAASH e PUK kanë nga 1 vend.

Në Himarë janë  numëruar deri tani 15 nga 36 kuti. Fitues aty u shpall me rezultat të ngushtë Fredi Beleri i koalicionit Bashkë Fitojmë. Ndërsa deri tani për këshillin bashkiak kryeson PS me 9 vende. Bashkë Fitojmë ka 7 vende, MEGA 2 vende, AAK, PSD e PD kanë nga 1 vend.

Në Kavajë nuk ka nisur ende numërimi për këshillin bashkiak.