Vendosni fjalën kyçe....

Surprizoi si forcë e tretë, Arlind Qori: I përulur ndaj atyre që më besuan, Tirana dhe Shqipëria po gdhihen të zymta, me një pushtet i cili është më i fuqishëm se kurrë


Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori i cili ka qenë surpizë për zgjedhjet e Tiranës duke dalë forcë e tretë me rreth 14 mijë vota, ka dhënë sot një mesazh falënderues për të gjithë qytetarët që i dha në besimin për bashkinë e Tiranës.

Qori u tregua falenderues ndaj të gjithëve që ia besuan votën duke shtuar se vota e tyre është situatë dëshpërimi.

Qori ka vijuar se Tirana dhe Shqipëria po gdhihen të zymta, me një pushtet i cili është më i fuqishëm se kurrë, duke thënë se asnjë parti nuk ka qenë kaq e pushtetshme sa PS dhe asnjë parti nuk ka qenë ndonjëherë më e korruptuar se kaq sa Rama dhe Veliaj.

“Në këtë zymtësi kaq të madhe mendoj se ka një rreze shprese dhe ata janë të gjithë votuesit tanë që jo vetëm na kanë votuar por na kanë besuar. Të kisha mundësi do u puthja duart, jo thjesht se më votuan por me votën e tyre në një situatë dëshpërimi, këta qytetarë kanë guxuar e kanë pasur shpresë jo vetëm në ditën e votimit por gjithnjë. Dua të përulem para atyre. Pafundësisht kam ripërsëritur mesazhin “Mos na tradhtoni” dhe unë po ju them sot se ne nuk do ju tradhtojmë.

Më parë hidhemi në zjarr sesa të tradhtojmë një akt kaq të madh qytetarie. Dua të falënderoj po aq fort aktivistë të lëvizjes bashkë që bashkë me mua kemi trokitur në dhjetëra mijëra dyer. Ne ja kemi dalë të mbrojmë të gjithë votuesit tanë dhe kemi punuar për secilën votë. Shoqet dhe shokët e mij të lëvizjet bashkë nuk kanë fjetur asnjë minutë, janë akoma duke ndjekur procesin e këshillit bashkiak. Ne në këtë fushatë kemi pasur mbështetjen e shumë qytetarëve, ne na kanë dhuruar edhe para që shkuan për biçikletat tona, fletushka dhe për bileta autobusësh. Dua të falendeorj mbështetësit tanë nga Kosova. Ata kanë parë një rreze shprese në Shqipëri. Tirana dhe Shqipëria po gdhihen të zymta, me një pushtet i cili është më i fuqishëm se kurrë, asnjë parti nuk ka qenë kaq e pushtetshme sa PS dhe asnjë parti nuk ka qenë ndonjëherë më e korruptuar se kaq sa Rama dhe Veliaj. Fakti që Veliaj është në krye të bashkisë është lajm i keq për aq kohë sa ka më shumë kulla dhe më pak parqe. Lëvizja Bashkë nuk është më vetë, është shprehja e materializimi i atyre qytetarëve që na votuan sot e më shumë që do na bashkohen nesër. U bëj thirrje të na bashkohen që të mbrojmë aq pak demokraci sa kemi. Ne çdo ditë do jemi aktivistë, do të përpiqemi se për ne politika nuk është elektoralizëm, pikëmbërritja jonë janë zgjedhjet jo pikënisja.”- tha Arlind Qori.