Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka zhvilluar një debat të nxehtë me gazetarin Arjon Sulo, teksa diskutonin për situatën ku ndodhet kjo forcë politike sot, pas humbjes së thellë në zgjedhje.
Bejko ka akuzuar gazetarin Sulo se së bashku me kolegë të tij kanë mbështetur Sali Berishën duke e rikthyer, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara e kanë “mundur”.
Sipas Bejkos, Berisha i shpallur non-grata nga SHBA, duhej të bojkotohej gjerësisht nga të gjitha qarqet, përfshi edhe ato mediatike.
“Është e turpshme që mbështesni non gratën, se ndikoni në opinionin publik. Akti im është burrëror që kam qëndruar. Oligarkët e krimit paguajnë gazetarët që krijuan Sali Berishën. Se Sali Berisha u krijua në studio. E braktisën, ju qëndruat. Para Lulit ishte me Lulin, tani je me Berishën.
Sa herë të ketë probleme PD-ja aty do më ketë. Sali Berishën e mundën amerikanët nuk e mundëm ne. Tani ju mos e ktheni prapë”, deklaroi Bejko.