Vendosni fjalën kyçe....

Dendias: Arrestimin e Belerit do e çoj në Bruksel, e pakuptimtë që mbahet ende në burg


Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, ka kërkuar lirimin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarrës, Fredi Belerit nga autoritetet shqiptare, duke folur për televizionin Star.

Tani është e qartë se Beleri duhet të lirohet. Nuk e kuptoj vazhdimin e ndalimit të tij. Nuk e kuptoj atë,” tha ai.

E dërgova Sekretarin e Ministrisë së Jashtme në Shqipëri sepse çështja është mjaft serioze dhe si gjest politik për ta kuptuar këtë nga pala tjetër, së dyti, për të koordinuar një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me ndalimin e Belerit dhe problemet shëndetësore të të burgosurit të dytë, por edhe për operacionet e shembjes duam të kemi një pasqyrë të qartë të ligjshmërisë – paligjshmërisë”, tha Dendias.

Dendias shtoi se “për shkak se problemi është jashtëzakonisht serioz, të hënën në mëngjes do të jem në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, atje do të hamë drekë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor”.

Duke iu përgjigjur gazetares Dendias tha: “Më duhet të shkoj, sepse çështja do të ngrihet në Këshillin e Ministrave të Jashtëm. Nuk mund të mos vendoset. Të ndalosh një kandidati 48 orë para zgjedhjeve dhe ta mbajnë paraburgimi gjatë votimeve nuk është diçka e zakonshme… Deri dje thosha qe duhet tw ketw prova te pakundërshtueshme, nuk them se dikush nuk duhet gjykuar, por pse mbahet ai, cili është ky element i rrezikshmërisë së tij që urdhëron paraburgim të zgjatur? Këto janë pyetje të mëdha.”

Duhet t’u shpjegojmë shqiptarëve dhe shpresoj që të shoh personalisht ministren e Jashtme… do të jetë një mundësi shumë e mirë” tha gjithashtu ministri i Jashtëm grek i cili i dërgoi edhe një mesazh të qartë Shqipërisë: “Ne duhet të kemi raporte të mira. Kështu do të jemi miq të mirë.”