Monedha europiane Euro ka nisur rimëkëmbjen, pas një rënieje drastike në nivelin e 110 lekëve ditët e kaluara.
Edhe dollari ka rikuperuar nw raport me lekun.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 1.99 lekë dhe këmbehet me 104.70 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 113.43 lekëve, ose 1.54 lekë më shumë se ditën e martë.
Me 1.45 lekë, pozitat i ka forcuar edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 130.20 lekë, ndërsa franga zvicerane u mbiçmua me 1.37 lekë dhe këmbehet me 116.48 lekë. Sot në këmbim me lekun, edhe valutat e tjera kanë pësuar rritje.
Ekspertët kanë deklaruar në mënyrë të vazhdueshme se shkak i zhvlerësimit të monedhës europiane është bërë oferta e madhe në treg, megjithatë ata kanë hedhur dyshime për qarkullim parash me burime kriminale.