Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, ambasadori Theoharis Lalakos do vizitojë sot Shqipërinë.
Bashkë me ambasadoren greke në Tiranë ata planifikojnë takim me fituesin e zgjedhjeve lokale për Himarën, kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshin, ku pritet të informohen mbi kushtet e burgimit dhe gjendjen shëndetësore si dhe do të vendosin hapat e mëtejshme për trajtimin e ngjarjes.
Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit. Ai akuzohet për shitblerje votash, diçka të cilën e ka hedhur poshtë.