Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “5Maji” në Tiranë.
Një person është futur në filialin e një poste private, ka marrë një shumë parash dhe më pas është larguar me motor.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Gjithashtu policia kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
“Më datë 17.05.2023, rreth orës 21:15, në rrugën “5 Maji”, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si mjet prerës, është futur në filialin e një poste private, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një motomjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit”-thuhet në njoftimin e policisë.