Vendosni fjalën kyçe....

“Me hekura nëpër duar jashtë qendrave të votimit”-Salianji nxjerr foton: Kavaja i rezistoi presionit dhe kërcënimeve


Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një postim në rrjetet sociale ku njoftoi se në Kavajë përveç fitores për kryetar është marrë edhe shumica në Këshillin Bashkiak për partitë e opozitës.

Salianji thekson se Kavaja i rezistoi dhunës dhe presionit ku përveç administratës publike dhe institucioneve të pavarura që ishin zhvendosur në qytet për disa javë, kishte edhe persona të armatosur.

Deputeti i PD-së thotë se në Kavajë Partia Socialiste solli rreth 2150 emigrantë të cilëve u pagoi biletat vetëm të votonin për ta.

Salianji shoqëroi postimin me një foto të disa personave me hekura nëpër duar që sipas tij qëndronin jashtë qendrave të votimit për të bërë presion.

Postimi i plotë:

Qytetarët e Kavajës përveç kryetarit i japin shumicën në këshillin bashkiak opozitës!

Kavaja i rezistoi presionit dhe dhunës! Gjithë administrata publike, çdo agjensi, drejtori e qeverisë por dhe institucione të pavarura si prokurorë, gjyqtarë apo njerëz të shërbimeve ishin në Kavajë për javë me radhë për të trysnuar, joshur apo kërcënuar votuesit!

Nga të dhënat e shtabeve tona por dhe informacionet nga kundërshtari politik thuajse 2150 votues u sollën nga emigracioni duke ju paguar biletat për të votuar Partinë Socialiste!

Dhjetra mercenarë apo persona të grupeve kriminale u paguan dhe u sollën në Kavajē për të kërcënuar votuesit! Rasti qe po ju tregoj në foton poshtë është incidenti i raportuar ku personalisht pata përplasje para qëndrës së votimit 2174 “Bizhdili”.

Persona me armë dhe me hekura qëndronin afër qëndrave të votimit për të krijuar klimë frike dhe terrori! Policia as nuk pati guximin të ndërhynte pavarësisht denoncimit!

Strukturat tona ia dolën me një fushatë të jazhtëzakonshme, me shpenzime minimale, me buxhet thuajse inekzistent por me vendosmëri maksimale për ti rikthyer bashkinë qytetarëve!

Zgjedhjet nuk ishin të lira, të ndershme dhe të barabarta!