Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shkuar në selinë e PD-së për t’u takur me Sali Berishën
Ky është takimi i parë mes dy drejtuesve të opozitës tre ditë pas humbjes në zgjedhjet vendore të 14 majit ku koalicioni Bashkë Fitojmë mori 7 bashki e humbi ne 54 të tjera.
Teksa numërimi i kutive për këshillat bashkiakë po shkon drejt përmbylljes, koalicioni Bashkë Fitojmë ka humbur edhe pjesën dërrmuese të tyre, madje edhe në bashkitë e fituara prej tij.