Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me armë zjarri ish-kreu i PD-së në Peqin Diell Çela


Ish-kreu i PD-së në Peqin Diell Çela është plagosur pasi dyshohet se është qëlluar me armë nga një person i identifikuar si Sokol Dehima.

Sipas njoftimit të policisë, i lënduari është dërguar në spital ku është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi

“Peqin/Informacion paraprak

Gjatë një konflikti mes shtetasve Diell Çela dhe Sokol Dehima, shtetasi Sokol Dehima dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Diell Çela, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”