Vendosni fjalën kyçe....

Qëlloi me armë drejt automjetit të ish-deputetit të PS, shpallet në kërkim 29-vjeçari në Fushë-Kuqe


Një 29-vjeçar me iniciale F.I është shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti në lëvizje.

Policia njofton se nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar.

Mësohet se personi, drejt makinës të së cilit është qëlluar, është shtetasi Armando Prenga, ish- deputet i Partisë Socialiste.

 

Kurbin/Informacion paraprak

Shtetasi A. P., 49 vjeç, ka njoftuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Kurbin se në Fushë Kuqe, ndërkohë që qarkullonte me automjet, shtetasi F. I., 29 vjeç, kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit të tij. Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit F. I., i cili është shpallur në kërkim, bashkë me automjetin tip “Benz” me të cilin është larguar.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.