Vendosni fjalën kyçe....

Dule: Fredi Beleri i burgosur politik, i marrë peng nga Edi Rama. Të lirohet menjëherë


Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dula ka kërkuar lirimin nga burgu të Fredi Belerit, i arrestuar me akuzën për shitblerje votash në zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë fjalës në Kuvend, Dule tha se Beleri është një i burgosur politik i marrë peng nga kryeministri Rama.

Ai e quajti absurd mbajtjen në burg të Belerit e Pandeli Kokaveshit pa asnjë provë.

“Fredi Beleri është i trembur, i burgosur politik, i marrë peng nga Kryeministri Edi Ramës. Fjalën e ka drejtësia por ka edhe një logjikë opinioni. Beleri është arrestuar në flagrancë për dyshime. E kuptoni absurditetin? Flagrancë kërkon provën e drejtpërdrejtë, ndërsa dyshimi jo. Rama kërcënoi dhe tha se do ta ketë personalisht me ta. Si mund ta ketë kryeministri me disa njerëz. Nuk ka institucione ky vend? Fredi Beleri duhet të lirohet dhe të shkojë në komunitetin e tij. Është marrë peng edhe Pandeli Kokaveshi, me të njëjtat akuza. Është një i ri i cili ka bërë transplant zemre. Edhe pse i kam njoftuar të gjitha se atij i rrezikohet jeta ai vazhdon të mbahet peng. Në Himarë më të vjetrit më kujtonin 1945, edhe atëherë votuan kundër regjimit. Edhe atëherë u syrgjynosën. Ku po e çoni vendin? Deri sa do ta mbështesni një autokritikat i cili po e zhyt në errësirën e Tiranës vendin.” – tha Dule.