Vendosni fjalën kyçe....

Kina e gatshme të ‘shpartallojë’ pavarësinë e Tajvanit – Ministria e Mbrojtjes


Ushtria e Kinës është zotuar se do ‘shpartallojë me vendosmëri’ çdo lëvizje separatiste në Tajvan dhe paralajmëroi se ndërhyrja në rritje e Uashingtonit me ishullin vetëqeverisës ka krijuar një thyerje të rrezikshme në marrëdhëniet kino-amerikane.

Ushtria Çlirimtare Popullore (PLA) ‘vazhdon të forcojë stërvitjen dhe përgatitjet ushtarake dhe do shkatërrojë me vendosmëri çdo formë të shkëputjes së pavarësisë së Tajvanit, së bashku me përpjekjet për ndërhyrje nga jashtë dhe do mbrojë me vendosmëri sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial’, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes kineze, kolonel Tan.

Tan i bëri komentet e tij në përgjigje të një plani të SHBA-së, të zbuluar në fillim të këtij muaji, për të ofruar 500 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Tajvanin. Përveç kësaj, thuhet se Pentagoni ka dërguar deri në 200 trupa në ishull për të ofruar stërvitje ushtarake.

Tan e quajti çështjen e Tajvanit ‘vijën e parë të kuqe të pakapërcyeshme’ në marrëdhëniet e Kinës me SHBA-në. Ai i bëri thirrje Uashingtonit që t’i përmbahet politikës së saj të gjatë së ‘Një Kine’, e cila njeh Republikën Popullore të Kinës (PRC) si qeverinë e vetme ligjore të Kinës, duke përfshirë Tajvanin.