Evi Kokalari ka njoftuar se në qershor do prezantojë zyrtarisht krijimin e Lëvizjes Konservatore.
Kokalari shkruan se organizatorët janë në terren dhe fokusi është krijimi i strukturave në Tiranë, Durrës dhe rrethe të tjerë.
Konservatorja thotë se strukturat do jenë pa elementë të LSI-së. Ajo e ndjen veten të zonjën për të ndërtuar të djathtë shqiptare dhe ta çojë drejt fitores.
Postimi i plotë:
Në 15 Qershor jam në Tiranë.
Lëvizja Konservatore zyrtarisht do filloj kur të jem aty, por organizatorët janë në terren tashti, kështu që më kontaktoni nëse doni të aktivizoheni.
Momentalisht fokusi është krijimi i strukturave në Tiranë, Durrës dhe disa rrethe të tjera.
Qëllimi im është të organizoj siç duhet të djathtën Shqiptare, pa elementët e LSI, dhe të mbledhë individë që si unë s’kanë nevojë për një karrike, por janë seriozë dhe duan ndryshime serioze, që nga ndalimi i korrupsionin dhe deri tek shkatërrimi i kupolës 32 vjeçare.
Nëse mundem, do mbledhë shumë demokratë bashkë, dhe do t’ju jap atë që gjithmon ju ka munguar – meritokracinë.
E ndjej veten mëse të zonjën të ndërtoj të djathtën Shqiptare dhe ta çoj atë në fitore, dhe kjo mund të ndodhë dhe me PD-në, se di, por me të apo pa të, do të ndodhë!
PD-ja mund të arrij aty ku është ose ti bashkohet çfarë po bëjmë ne. Ky është vendim individual i secilit nga ju. Berisha vetë, derën hapur do e ketë për sa kohë kupton që nuk mund të na çoj në fitore, sepse mbështetjen e duhur ja dhamë, dhe e shiti Foltoren, kështu që duhet në mënyrë absolute të lërë gjeneratën e re, me frymë të re ti jap oksigjen partisë, pa LSI dhe elementët e majtë. Por, duke ditur egon e tij, e shikoj të jetë qëndrestarë deri fund, dhe do refuzojë të ndryshoj se si funksionon PDja, dhe në këtë rast, përgjigja më e mirë do jetë izolimi politik, që ka filluar tashmë, me braktisjen e protestave, dhe zgjedhjeve. Mos bëni asnjë gabim, Berishës po i ikën baza bashkë me militantët.
Di t’ju them dhe një gjë – seriozisht nuk jam njëri i karrikeve, prandaj ka një shans që të ndërtoj një te djathtë të fortë, dhe mos jem vetë kryetare, ama midis forcave të bashkuara në Shqipëri dhe jashtë saj, ju premtoj që regjimi post-komunist në Shqipëri do të marrë fund dhe mënyra e të bërit politikë në Shqipëri do të ndryshoj.
Kam aq besim tek vetja dhe tek ata që këto tre-katër muajtë e fundit kanë qënë gjithë kohën me mua. Shumë që më kanë kontaktuar këto kohë, janë figurave intelektuale dhe njerëz të bisnesit të vogël, që ju ka ardhur në majë të hundës, dhe këta janë ata që së bashku me diasporën, do sjellin ndryshimin.
Shihemi së shpejti.