Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka lëshuar një breshëri akuzash ndaj shumicës në parlament duke thënë se zgjedhje e 14 majit nuk kanë asnjë pikë takimi me votën e lirë ndërsa paralajmëroi përgjigje të ashpër të opozitës.
Noka tha se PS-ja duhet të bëhet gati për përgjigjen njësoj siç ndodh ndaj një bande kriminale ndërsa tha se PS-ja kishte përdorur 500 milione euro për të blerta vota.
“Nuk takohet në asnjë vend me votën e lirë, bëhuni gati për përgjigjen siç mund t’i përgjigjesh një bande kriminale. Shkoi kursi i euros 100 lekë. Jeni në vete nuk ka rënë kurrë në këtë nivel, 500 milionë euro për korrupsion. Pse? Për të vrarë votën. Prisni përgjigjen. Përgjigjja do jetë ajo që i jepet çdo bande.” – tha Noka.