Sevilla është kualifikuar në finale të Ligës së Evropës.
Spanjollët mposhtën Juventusin pas vazhdimeve me rezultat 2:1 për ta arritur finalen e madhe të Budapestit.
Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar.
Ishte Dusan Vlahovic që realizoi në minutën e 65-të të ndeshjes, për ta kaluar “Zonjën e Vjetër” në epërsi.
Por, rezultati u barazua pas gjashtë minutave kur Suso realizoi.
90 minutat nuk mjaftuan për ta përcaktuar finalistin dhe u nevojitën edhe vazhdimet.
Pas 5 minutave, Lamela realizoi për ta kaluar Sevillën në epërsi, e që në fund doli të ishte goli i kualikimit në finale.
Aty, Sevilla do të përballet me Romën, që e eliminoi Bayer Leverkusenin.