Vendosni fjalën kyçe....

Skënderbeu kampion i Kategorisë së Parë, ngjitet edhe Dinamo në Superligë


Kategoria e Parë ka mbyllur sezonin 2022-23. Skënderbeu është kampion i këtij sezoni me 49 pikë, dy më shumë se Dinamo e vendit të dytë. Të dyja skuadrat sezonin që vjen e kanë siguruar të drejtën për të qenë pjesë e Superligës. Me verdiktet e javës së 26-të dhe të fundit, skuadrat që do diskutojnë zonën play-off për një vend tjetër në elitë janë Flamurtari, Tomori, Korabi dhe Apolonia.

Skuadrat që do përballen në play-out janë Lushnja dhe Burreli, teksa nga Kategoria e Parë janë rrëzuar Oriku, Turbina, Besëlidhja dhe Tërbuni. Në bazë të paraqitjeve në Kategorinë e Dytë, duelet play-out për një vend në Kategorinë e Parë do jenë Lushnja – Valbona dhe Burreli – Pogradeci.

Në përballjet e sotme, Skënderbeu barazoi 0-0 me Lushnjën, teksa Luzi mundi 1-0 Dinamon me golin e Ferraj. Në Vlorë, Flamurtari fitoi 3-1 me Apoloninë. Fierakët kaluan në avantazh me Omerin, ndërsa për kuqezinjtë përmbysën Ramadani, Silva dhe Souza.

Kategoria e Parë, java 26-të:

16:00

Besa 3-0 Burreli

Flamurtari 3-1 Apolonia

Korabi 3-0 Besëlidhja (tavolinë)

Lushnja 0-0 Skënderbeu

Luzi 1-0 Dinamo

Turbina 1-2 Tomori

play-out

Lushnja – Valbona

Burreli – Pogradeci

Renditja: