Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj i bëri thirrje Sali Berishës që të tërhiqet për t’i hapur rrugën riformatimit të PD-së.
Në hyrje të seancës plenare, ai tha seBerisha duhet të tërhiqet nga të qenit lokomotivë e të bëjë një hap pas, gjë që do i hapte rrugën projektimit të një marrëdhënieje tjetër me partnerët ndërkombëtarë.
“Opozita mori rezultatin që pamë të gjithë për shkaqe të brendshme por dhe që shkojnë përtej saj. Të brendshme, dhe që jemi përgjegjës të gjithë, nuk gjetëm gjuhën, përtej kësaj, ne nuk kishim përballë PS por sistemin. Për këtë kam raportin e ODIHR kur thotë u përdor administrata, burimet njerëzore, dhunë verbale nga Rama në fushatë…Ky është mesazh që duhet të ndryshojë lokomotiva e trenit opozitar. Me Berishën në krye nuk bëhet, por dhe pa të nuk bëhet. Të bëjë një hap pas, dhe të jetë vagon. Të projektojë një marrëdhënie tjetër me ndërkombëtarët. Kërkon lidership të ri. Nuk projektuam dot më shumë se 500 mijë vota dhe duhet lidership i ri.” – tha Xhaferraj.