Projektligji për rritjen e pagave miratohet në Komisionin e Ligjeve, për të cilin kanë rënë dakord të dyja palët, edhe opozita edhe mazhoranca.
Nga projektligji për rritjen e pagave do të përfitojnë 130 330 punonjës të administratës, bëri me dije ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, ndërsa shtoi se do të preken edhe 250 funksionarë politikë që e kanë pagën të lidhur me presidentin. Pagat e deputetëve dhe ministrave nuk do të përfshihen.
“Nga ligji përfitojnë 250 funksionarë politikë dhe funksionarë të tjerë, që pagën e kanë të lidhur me atë të presidentin. Dhe efekti financiar vjetor vetëm për këtë kategori përllogaritet 20 milionë lekë.
Paga e presidentit propozohet të rritet në nivelin e 425 000 lekë, nga 257 000 që është aktualisht. Koeficientet, që lidhen me kuvendin dhe qeverinë, ato janë përjashtuar pa ndryshuar nivelin aktual të pagave, për ta parë në një moment të dytë. Kjo për shkak se kemi pasur për qëllim të përqendrohemi tek finalizimi i kësaj politike të re të rritjes së pagave për një kategori më të madhe përfituesish, siç janë punonjësit e administratës publike, qendrore dhe vendore.
Grupet e prekura indirektë administrata qendrore dhe vendore. Politika e rritjeve të pagave shtrihet në dy vite. Kostoja totale e kësaj politike më 1 janar 2025 shkon 39 miliardë lekë. Prej të cilave 1 miliardë lekë përllogaritet efekti financiar i zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vitin 2023. Nga kjo reformë në total 130 330 punonjës”, tha Ibrahimaj.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor