Vendosni fjalën kyçe....

Në burg për blerje votash, të hënën Fredi Beleri del para Gjykatës së Posaçme


Fredi Beleri do të dalë të hënën para Gjykatës së Posaçme.

Dosja e Fredi Belerit, i cili është në burg për blerje votash, i ka kaluar SPAK dhe të hënën në orën 13:00 do të mbahet seanca e parë në GJKKO. Gjyqtare e çështjes është Atalanta Zeqiri.

Fredi Beleri, i akuzuar për blerje të 8 votave për 40 mijë lekë, do të qëndroj në masën e sigurisë “arrest në burg”, dhënë nga Gjykata e Vlorës, e cila pas vendimit shpalli mos kompetencë dhe dosja hetimore tashmë kalon në SPAK.

Në burg është lënë edhe Pandeli Kokaveshi i akuzuar si bashkëpunëtor i Belerit në blerjen e votave të qytetarëve në Himarë. E pranishme në seancë ishte edhe ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi.