Vendosni fjalën kyçe....

Turi i 80-të çiklistik i Shqipërisë, policia njofton akset që do të bllokohen dhe devijimin e lëvizjes së automjeteve

Policia e Shtetit ka njoftuar masat e marra lidhur me aktivitetin ndërkombëtar “Turi i 80-të i çiklistit i Shqipërisë”, që do të zhvillohet më datë 22.05.2023 dhe përfundon më datë 26.05.2023.

Aktiviteti çiklistik përfshin 5 etapa garash me itenerare të gjata në disa nga asket rrugore kombëtare.

Në këtë aktivitet marrin pjesë 15 ekipe nga vende të ndryshme të botës dhe 150 garues.

 

NJOFTIMI:

Policia e Shtetit, masa për garantimin e sigurisë së çiklistëve dhe për lehtësimin e lëvizjes së automjeteve në disa akse rrugore, gjatë zhvillimit të aktivitetit ndërkombëtar “Turi i 80-të çiklistik i Shqipërisë”, që nis më datë 22.05.2023 dhe përfundon më datë 26.05.2023.

Shërbimet e Policisë Rrugore, të Patrullave të Përgjithshme dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, në bashkëpunim me organizatorët e aktivitetit ndërkombëtar “Turi i 80-të çiklistik i Shqipërisë”, kanë marrë masa për mbarëvajtjen e aktivitetit, përsa i përket sigurisë rrugore dhe rendit.

Me qëllim garantimin e zhvillimit të këtij aktiviteti dhe për të njoftuar qytetarët që kanë planifikuar lëvizjen në akset rrugore, në datat që do zhvillohet ky tur çiklistik, Policia e Shtetit ka marrë masat e duhura për bllokimin dhe devijimin e lëvizjes së automjeteve në akset rrugore ku do të zhvillohet aktiviteti

Aktiviteti çiklistik përfshin 5 etapa garash me itenerare të gjata në disa nga asket rrugore kombëtare. Në këtë aktivitet marrin pjesë 15 ekipe nga vende të ndryshme të botës dhe 150 garues.

-Etapa e parë nis më datë 22.05.2023, në orën 12:00, me itinerarin sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë – Elbasan – Dushk – Lushnjë. Në kthim ndiqet i njëjti itinerar, për të përfunduar në Krrabë, në orën 16:30;

-Etapa e dytë nis më datë 23.05.2023, në orën 12:00, me itinerarin sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë –Elbasan – Lushnjë dhe përfundon në qendër të Elbasanit, në orën 17:00;