Një aksident me pasojë humbjen e një jete njeriu ka ndodhur në aksin Selenicë-Vlorë mbrëmjen e sotme.
Shtetasi S.K 28-vjeç duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja T.K 69-vjeçe si dhe janë plagosur dy pasagjerët e tjerë, shtetasit A.K dhe M.K.
“Sot, rreth orës 22:38, në aksin rrugor Selenicë-Vlorë, shtetasi S. K., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja T. K., rreth 69 vjeçe, pasagjere në këtë automjet. Gjithashtu kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i automjetit si dhe 2 pasagjerët e tjerë, shtetasit A. K., dhe M. K, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Persa i perket aksidentit ne Selenice tek Bishti Malit te ndodhur disa dite me pare Sot ka vdekur edhe nje tjeter njeri prej tyre Pasagjeri “.Abedin Kapaj viktima 46 vjeç mashkull, i cili prej kohesh ndodhej ne spital ne gjendje te rende”-njofton policia.