Vendosni fjalën kyçe....

Bayern rrezikon titullin një javë nga fundit, mundet nga Leipzigu


Bayern Munich ka pësuar humbje në javën e 33-të dhe të parafundit në Bundesligë, duke rrezikuar kështu titullin e kampionit.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel u mposht në shtëpi nga Leipzigu.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Allianz Arena” përfundoi me rezultatin 1:3.

Konrad Laimer (65′), Christopher Nkunku (76′ – nga penalltia) dhe Dominik Szoboszlai (86′ – nga penalltia) shënuan golat e fitores për mysafirët.

Serge Gnabry (25′) e shënoi golin e vetëm për “Bavarezët”.

Bayern Munichi ka 68 pikë në krye të tabelës, por ka vetëm një pikë më shumë se Borussia Dortmundi, që momentalisht ka një ndeshje më pak.

Deri në fund të sezonit ka mbetur për t’u zhvilluar edhe një xhiro.

Leipzigu është i treti me 63 pikë.