Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Daja përsërit suksesin me Ballkanin, e shpall sërish kampion të Kosovës në futboll


Ballkani është shpallur kampion i Kosovës edhe për sezonin 2022/23 në Superligën e Kosovës në futboll.

Për klubin nga Suhareka është ky titulli i dytë radhazi, si dhe i dyti në histori të tyre.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja mposhti sot Ferizajn, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të dhe të parafundit

Ndeshja e zhvilluar në Suharekë përfundoi me rezultatin 2:0.

Edvin Kuc (64′) dhe Meriton Korenica (75′) shënuan golat e fitores për “Xhebrailat”.

Kësisoj, Ballkani ia doli që të mbrojë titullin e kampionit, duke u shpallur edhe matematikisht kampion i këtij sezoni, duke marrë parasysh se Drita pësoi humbje nga Malisheva.

Ballkani ka 72 pikë, pesë më shumë se Drita.