Milani është rikthyer te fitorja në Serie A, për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në top-katërshe.
Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli fitoi me lehtësi sonte ndaj Sampdorias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të.
Ndeshja e zhvilluar në “San Siro” përfundoi me rezultatin 5:1.
Olivier Giroud shkëlqeu duke realizuar het-trik. Francezi shënoi në minutat 23, 29 dhe 68. Golin e dytë ai e shënoi nga penalltia.
Dy golat tjerë të fitores për “Rossonerët” u shënuan nga Rafael Leao (9′) dhe Brahim Diaz (63′).
Golin e vetëm dhe të nderit për skuadrën mysafire e shënoi Fabio Quagliarella (20′).
Milani pas kësaj fitore ka 64 pikë dhe është i pesti në tabelë, me një pikë më pak se Lazio (4) dhe dy më pak se Interi (3), që kanë nga një ndeshje më pak se “Kuqezinjtë”.
Sampdoria, që ka rënë matematikisht nga elita e futbollit italian, mbetet si e fundit me 18 pikë.