Vendosni fjalën kyçe....

Nottingham Forest mposht Arsenal për të siguruar mbijetesën, Man.City shpallet matematikisht kampion


Nottingham Forest e ka siguruar edhe matematikishit qëndrimin në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Steven Cooper mposhti sonte Arsenalin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të dhe të parafundit

Ndeshja e zhvilluar në “City Ground” përfundoi me rezultatin minimal, 1:0.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve të arta për vendasit e shënoi Taiwo Awoniyi, në minutën e 19-të.

Nottingham Forest pas kësaj fitore ka 37 pikë dhe ndodhet në pozitën e 16-të, me gjashtë pikë larg zonës së rrezikshme – teksa deri në fund do të zhvillohet edhe një xhiro.

Arsenali do ta mbyllë sezonin si nënkampion, pasi është i dyti në tabelë me 81 pikë.