Jani Rustemaj, 27-vjeçari që ndodhej prej një muaji në koma në spitalin ‘Nënë Tereza’ ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të shtune. Ai shfaqi probleme shëndetësore pasi u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atlete më 12 prill.
Ai njihej si përdorues i lëndëve narkotike dhe sipas kartelës, mjekët i kanë dhënë metadon për qetësim pasi ka nisur të ndihet keq prej varësisë nga kokaina, raporton Shqiptarja.com.
Ende është e paqartë në rast se ka ndikuar mbidoza e metadonit apo diçka tjetër që përfundoi në gjendje kritike në reanimacionin qendror të Qendrës spitalore Nënë Tereza.
Sipas një raporti të publikuar nga Komiteti i Helsinkit thuhet se 27 vjecari, përdorues, droge, pas shqetësimeve të shfaqura ka marrë trajtimin e parë një ditë pasi është futur në Bllokun e sigurisë, duke u trajtuar me metadon. Por në kartelën mjekësore të të riut, nuk rezulton të jetë kryer asnjë analizë mjekësore për gjendjen e tij dhe për vijimin e mjekimit. Ndërsa pasi ka vijuar të rëndohet është trajtuar me medikamentin diazepam, por pa specifikuar dozën dhe pse u rekomandua ky mjekim.