Banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë mëngjesin e kësaj të diele.
Ata kundërshtojnë projektin e rrugës Thumanë-Kashar ndërsa kërkojnë dëmshpërblim të drejtë për pronat që preken nga ky projekt.
Përveç dëmshpërblimit të drejtë, banorët kërkojnë edhe një nënkalim e mbikalim për ta.
Ata pohuan se do i mbrojnë me gjak pronat e tyre.
“Ne jemi akoma në qiell të hapur, nuk kemi informacion. jemi ne stres dhe ankth, s’dimë ku të shkojmë nesër. Shteti nuk na jep një zgjidhje. Janë këta oligarkët shqiptarë që kërkojnë të ndërtojnë, autostrada, rrugë, në kurriz të pronave tona. I bëj thirrje për dialog qeverisë. Ne jemi ata pronarë që po na rrëmbehet prona. Nuk mund të vendosin sekserët çmimet e pronave tona. I bëj thirrje kryeministrit që të reagojë dhe të na dëgjojë. Prona sa e shtrenjtë është dhe e shenjtë. Jam i vendosur që deri në frymë të fundit, do t’i mbrojmë me gjak. S’do dal më në protestë, por do të rri në banesën time dhe do e mbrojë atë. I bëj thirrje banorëve që të mos shiten, prona është e shenjtë.” – tha një nga banorët.