Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ka përkujtuar revoltën në burgun e Spaçit të të dënuarve më 21 maj 1973.
Ai shkruan se kryengritja në Spaç shënon një nga lëvizjet më të forta antikomuniste në Shqipëri.
Basha shkruan gjithashtu se burrat që u ngritën kundër regjimit gjakatar dëshmuan vendosmërinë për t’iu kundërvënë propagandës e mizorisë famëkeqe.
“Kryengritja e Spaçit shënon një nga lëvizjet më të forta antikomuniste gjatë regjimit famëkeq në Shqipëri. Heronjtë e kësaj revolte do të mbeten përherë simbol i përpjekjes së shqiptarëve për t’u ndarë nga komunizmi. Burrat që u ngritën kundër regjimit gjakatar në një nga burgjet më famëkeqe komuniste, dëshmuan vendosmërinë për t’iu kundërvënë propagandës dhe mizorisë famëkeqe. Ata qëndruan, luftuan dhe nuk u dorëzuan, duke vënë interesat më të larta të vendit mbi fatin e tyre personal. Mirënjohje përjetë heronjve që u sakrifikuan në emër të lirisë!” – shkruan Basha.