Të dërguarit e SHBA-së dhe Izraelit për antisemitizmin kanë marrë qëndrime të kundërta nëse mbështetësit apo kritikët e financierit hebre George Soros janë antisemitë. Argumenti nisi kur shefi i Twitter, Elon Musk e krahasoi Sorosin me një karakter negative të filmave vizatimorë.
Në një postim në Tëitter të hënën, Musk tha se Soros i kujton atij ‘Magneton’, një shkencëtar mutant-supremacist nga universi ‘X-Men’ i Marvel.
Kur një komentues vuri në dukje se Magneto u përshkrua njësoj si Soros – si një i mbijetuar i Holokaustit dhe se të dy kanë ‘qëllime të mira’, Musk reagoi sërish duke shkruar: “Ju supozoni se ata kanë qëllime të mira. Ata nuk kanë. Soros dëshiron të gërryejë vetë strukturën e qytetërimit. Soros e urren njerëzimin.”
Musk u akuzua shpejt për antisemitizëm, me shefin i Anti-Defamation League, Jonathan Greenblatt, i cili deklaroi se duke e krahasuar miliarderin ‘me një super të keq hebre’, Musk do ‘trimëronte ekstremistët’.
Qeveria izraelite nuk u pajtua me këtë qëndrim.
“Qeveria izraelite dhe shumica dërrmuese e qytetarëve izraelitë e shohin Elon Musk si një sipërmarrës të mrekullueshëm dhe një model rol”, shkroi të enjten ministri i Çështjeve të Diasporës Amichai Chikli, duke shtuar se ‘kritika ndaj Soros, i cili financon organizatat më armiqësore ndaj popullit hebre dhe shtetit të Izraelit është gjithçka tjetër veçse antisemitizëm, krejt e kundërta’.
Soros ka dhuruar më shumë se 32 miliardë dollarë për kauzat politike liberale përmes OJQ-së së tij Fondacionet e Shoqërisë së Hapur dhe ishte donatori më i madh në zgjedhjet afatmesme të vitit të kaluar në SHBA, duke dhuruar 128 milionë dollarë për kandidatët dhe organizatat e Partisë Demokratike.
Në SHBA, administrata e Biden mbajti anën e donatorit të saj kryesor kundër kritikave të ministrit Chikli.
“Pavarësisht se si ndihet dikush për politikën apo politikat e George Soros, është krejtësisht e pasinqertë të mohohet që shumë sulme ndaj tij mbështeten në retorikë klasike antisemitike”, shkroi në Twitter të premten e dërguara speciale e SHBA-së për Monitorimin dhe Luftimin ndaj Antisemitizmit, Deborah Lipstadt, shkruan Times of Israel.
“Në epokat e shkuara, antisemitët akuzuan familjen Rothschild se po çonin përpara komplotet e tyre rreth hebrenjve. Sot ata përdorin Soros për ta bërë këtë”, tha ajo.
As Soros dhe as Fondacionet e tij të Shoqërisë së Hapur nuk i janë përgjigjur komenteve të Musk. I pyetur të martën nëse ai ishte i shqetësuar nëse postimet e tij të diskutueshme do t’i largonin reklamuesit nga Twitter, Musk tha për CNBC News: “Nuk më intereson. Unë do them atë që dua të them, dhe nëse pasojat janë humbja e parave.”