Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje është arrestuar nga policia e Durrësit.
Në pranga ka rënë një person i identifikuar si Afrim Kila, banues në Ishëm. Ai ka qenë i dënuar me 18 vite burg për vrasje.
Ai ka qenë me arrest shtëpie ndërsa po hetohej për ngjarjen e ndodhur në vitin 2020, ku u gjet fajtor se pasi kishte goditur me mjete të forta viktimën me iniciale D.K, e ka përplasur më pas me mjet, duke i shkaktuar vdekjen.