Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një mbledhje të zhvilluar mesditën e sotme ka miratuar rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 14 majit për Bashkitë Tiranë dhe Durrës.
KQZ certifikoi rezultatet edhe për këshillat bashkiakë në këto dy bashki.
“Projektvendim “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë dhe për Këshillin e Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Tiranë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.
Projektvendim “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë dhe për Këshillin e Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Durrës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”-njoftoi KQZ.
Në Bashkinë Tiranë u rizgjodh Erion Veliaj nga Partia Socialiste e cila mori edhe shumicën në Këshillat Bashkiakë.
Në Durrës, Emiriana Sako fitoi përballë Igli Carës së “Bashkë Fitojmë”. Edhe në këtë Bashki Partia Socialiste mori shumicën në Këshillin Bashkiak.