Vendosni fjalën kyçe....

Mitsotakis fiton zgjedhjet në Greqi, Tsipras pranon humbjen


Fitorja e Demokracisë së Re në zgjedhjet parlamentare merr përmasa historike, pasi sipas vlerësimit të parë zyrtar të rezultatit kalon në 41% kundrejt 20% të SYRIZA-s.

Rritje e ndjeshme për PASOK-un, i cili lëviz mbi 11.5%.

Kreu i SYRIZA-s në Greqi, Alexis Tsipras ka pranuar humbjen dhe ka uruar për fitoren rivalin e tij të Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis.

“Betejat kanë humbje dhe fitime. Nuk kemi kohë. Duhet të bëjmë ndryshimet e duhura, të japim veten tonë më të mirë në raundin e dytë që do të jetë vërtet përfundimtar për qeverinë e ardhshme”, ka thënë Tsipras.

Ndërsa janë numëruar 71% të kutive të votimit, Demokracia e Re e kryeministrit Mitsotakis ka marrë 40,83%, ndërsa SYRIZA 20,7%.

Forca e tretë zgjedhore është PASOK/Lëvizja Ndryshim me një përqindje prej 11.82%, e ndjekur nga KKE me 7.09% dhe Zgjidhja Helenike me 4.5%.

Deri tani të dhënat e votuesve:

Votuan

59,69%

Abstenim

2,57%