Vendosni fjalën kyçe....

Policia identifikon autorin e dyshuar të vrasjes në Kavajë, publikon foton


Policia ka publikuar foton e autorit të dyshuar të vrasjes së Kavajë pasditen e sotme.

Sipas policisë autori i dyshuar është Habib Rexha 31-vjeç.

Ai dyshohet se vrau shtetasin Arian Gosa në një lokal në Kavajë.

Policia jep shpërblim 10 mijë euro për personin që jep informacion për kapjen e tij.

Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në një lokal, në Kavajë.

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. G.

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A. G., i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”-njofton policia.