Të paktën 10 persona u vranë dhe nëntë u plagosën në një shkëmbim zjarri në një ekspozitë makinash në Baja California të Meksikës të shtunën, njoftoi qeveria komunale.
Sulmi ndodhi gjatë një shfaqjeje garish me makina në zonën San Vicente të qytetit Ensenada. Rreth orës 14:18 njerëz të armatosur me armë automatike dolën nga një furgon gri dhe filluan të qëllonin mbi pjesëmarrësit në një pikë karburanti, sipas raportimeve mediatike.
Policia bashkiake dhe e shtetit, marinsat, zjarrfikësja dhe Kryqi i Kuq Meksikan, ndër të tjera agjenci mbërritën në vendngjarje.
Kryebashkiaku Armando Ayala Robles tha se Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Ricardo Ivan Carpio Sanchez urdhëroi një grup të posaçëm për të hetuar të shtënat.