Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti me 2 të plagosur në Shkodër, arrestohet 20-vjeçarja që drejtonte “Porsche”


Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasen Redjana Preka, 20 vjeçe, drejtuesen e mjetit “Porche”e cila u aksidentua dy ditë më parë ku mbetën të plagosura dy vajza që ishin pasagjere.

SHKODËR

Arrestohet drejtuesja e “Porsche” që u aksidentua dy ditë më parë në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, ku mbetën të plagosura dy vajza që ishin pasagjere.

Zyrtarisht bëhet e ditur, specialistët për trafikun interurban dhe urban të DVP Shkodër arrestuan shtetasen Redjana Preka, 20 vjeçe, banuese në fshatin Mali i Jushit, Vau i Dejës, pasi Vau i Dejës duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. (foto ilustruese)

Nga ky aksident kanë mbetur të dëmtuara pasagjeret në këtë automjet, shtetasja D. N. dhe shtetasja ukrainase I. K., të cilat marrin asistencë më të specializuar mjekësore, në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.