Koalicionin “Bashkë Fitojmë” ka dorëzuar në KAS ankimim në lidhje me zgjedhjet lokale 2023.
Koalicioni ka kërkuar që të ribëhet procesi i numërimit në të gjithë Qendrat e Votimit të bashkisë Belsh.
“Në përfundim Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shpalli kandidatin fitues, z. Arif Tafani me një diferencë prej vetëm 40 vota. Por nga të dhënat në tabelën e rezultatit rezulton se diferenca ndërmjet kandidatëve është disa fish me e vogël se numri i votave të pavlefshme në këtë njësi i cili është 229 vota.
Jemi të bindur, bazuar në prova dhe fakte të pakundërshtueshne, se periudha para dhe zgjedhore u shoqërua me shkelje të ligjit, të cilat cënuan rëndë procesin zgjedhor në një masë të tillë që ndikoi drejtpërdrejtë në ndarjen e mandatit”, thuhet në ankimim.